Ballina Aktualitet Arjanit Hoxha: As vetë B D I nuk i beson fitores në...

Arjanit Hoxha: As vetë B D I nuk i beson fitores në Tetovë, sepse e dinë se nuk i ka hije Tetovës që të udhëhiqet nga Teuta Arifi

Arjanit Hoxha

As vetë B D I nuk i beson fitores në Tetovë sepse e dinë se nuk i ka hije Tetovës që të udhëhiqet nga Teuta Arifi.
Pa hyrë shumë në polemika, si pjesëtar i Qeverisë e kam patjetër të them se Teuta Arifi ka mbështetjen vetëm të ministrave nga partia e vet (edhe aty nuk e di sa e ka mbështetjen por tek e fundit ajo është çështje e brendshme partiake e tyre).

Me një fjalë, partnerët e koalicionit qeveritar garojnë me kandidatët e vet në Tetovë dhe komunat e tjera, prandaj nuk është korrekte që të krijohet huti ashtu si dëshiron B D I.
Është e vërtetë se kjo qeveri ka ndimuar shumë Tetovën po për fat të keq, keqmenaxhimi i Teuta Arifit edhe atë ndihmë nuk ka arritur që ta përdorë në shërbim të Tetovës dhe tetovarëve.

Tetova ka nevojë për të ecur para, ka nevojë për Lëvizje dhe jemi të bindur se kryetari Bilall Kasami është zgjidhja e duhur për Tetovën.

@tn.lajmelokale
@tetovanews