Ballina Aktualitet Filipçe flet për karantinën në Tetovë dhe Gostivar

Filipçe flet për karantinën në Tetovë dhe Gostivar

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse duhet të vendoset karantinë në Gostivar dhe Tetovë, ai u shpreh se momentalisht nuk ka një opsion të tillë.

“Ne po i shqyrtojmë këto çështje, biseduam për këto masa dhe konkludimi është se momentalisht nuk do të vendosim karantinë për Tetovën dhe Gostivarin. Theksin e çojmë te vaksinimi duke përfshirë edhe këto qytete ku është numri më i madh i pacientëve dhe pacientëve të hospitalizuar”, tha Filipçe.