Ballina Aktualitet Shqipëri Mustafa Nano reagon pas lajmit në portale se i është P L...

Mustafa Nano reagon pas lajmit në portale se i është P L A G O S U R djali: Lajthitje, turp

Analisti Mustafa Nano ka reaguar pas disa lajmeve që po qarkullojnë në mediat online se djali i tij është pla*gosur me thi*kë të mërkurën në Tiranë, duke e mohuar këtë gjë.

Në një reagim në rrjetet sociale, analisti thotë se ai nuk është babai i një djali 34-vjeç dhe me emrin Gerian, siç raportohet në disa media dhe rrjetet sociale.

Mustafa Nano paralajmëron me pa*di në rast se mediat nuk e heqin lajmin. “Në mos, do t’i çoj në gjy*q, ku alibia se “e morën nga të tjerët” nuk do t’u vlejë”, shkruan analisti.

POSTIMI I PLOTE

Fake news!!! Ka qysh dje që një numër portalesh, të Shqipërisë e Kosovës, kanë nxjerrë një lajm me titull “Pla*goset me thikë i biri i Mustafa Nanos”. Unë nuk kam ndonjë djalë me emrin Gerian. Nuk kam as ndonjë djalë 34 vjeç.

Është një lajm krejt i rremë, i sajuar kotmëkot bazuar te mbiemri Nano.

Dhe e bukura është se edhe mbiemri i të pla*gosurit nuk është Nano.

Por është Mano. Dhe kjo e bën gabimin edhe më të pafalshëm. Është një lajthitje që nxjerr në pah edhe një herë papërgjegjshmërinë e disa reporterëve, që bëjnë lajme (ose marrin lajme nga njëri-tjetri) pa bërë asnjë lloj verifikimi, duke shmangur edhe mundimin e një telefonate. Turp!

Ka ende disa portale që e mbajnë këtë “fake news”. Ju bëj thirrje ta heqin urgjentisht. Në mos, do t’i çoj në gjyq, ku alibia se “e morën nga të tjerët” nuk do t’u vlejë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews