Ballina Aktualitet Finalizohet marrëveshja mes Besës dhe ASH-së për raundin e dytë të zgjedhjeve...

Finalizohet marrëveshja mes Besës dhe ASH-së për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale (VIDEO)

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, Arianit Hoxha, sot në konferencë për shtyp, njoftoi se janë finalizuar marrëveshjet për bashkëpunim mes Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Hoxha i ftoi të gjithë votuesit e Lëvizjes Besa, të votojnë kandidatët e ASH-së, në komunat ku ata janë në garë me B D I-në ose kandidatë të partive tjera.

“Duke analizuar zhvillimet e fundit në skenën politike si dhe koalicionin e vjetër midis B D I-së dhe PDSH-së, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, imponohet pozicionimi i qartë i Lëvizjes Besa kundrejt politikave të vjetra të këtyre dy partive politike të cilat pa asnjë parim të vet dhe kundër vullnetit të vet detyrohen të bashkohen për interesin e vet”.

“Bëjmë apel që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale gjithë votuesit e Lëvizjes Besa të mbështesin kandidatët e Aleancës për Shqiptarët duke ndihmuar kështu në mposhtjen e politike të B D I-së dhe PDSH-së. Po ashtu kërkojmë nga Aleanca për Shqiptarët që në formë reciproke të bëjë thirrje votuesve të vet që të mbështesin e kandidatët e Lëvizjes Besa në Tetovë dhe Zhelinë”, tha Hoxha.

https://youtu.be/o1xDJSvfoPg

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se do të mbështesin kandidatët e Lëvizjes Besa në komunat ku garojnë.

Ai tha se mirëpresim thirrjen e Lëvizjes Besa për mbështetje të ndërsjellë dhe se do të ketë mbështetjen e simpatizantëve të koalicionit Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Taravari tha se vlerësojmë se B D I duhet të bjerë nga pushteti dhe shpresojmë që edhe Besa ta ketë me sinqeritet që B D I duhet të shkojë në opozitë./Telegrafi/

https://youtu.be/MZ6vR1wXcQQ

@tn.lajmelokale
@tetovanews