Ballina Aktualitet Presidentja Osmani nuk pajtohet me konstatimet e raportit të KE-së për Vettingun...

Presidentja Osmani nuk pajtohet me konstatimet e raportit të KE-së për Vettingun (VIDEO)

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, nuk po pajtohet me rekomandimet e raportit të Komisionit Europian sa i përket çështjes së Vettingut.

Ndryshe nga konstatimi në raportin e KE-së, është shqetësim serioz mospërmbushja e këtij procesi, njofton Klankosova.tv.

”Nuk pajtohem me këtë konstatim. Mungesa e Vettingut do të ishte shqetësim serioz, e jo përmbushja e këtij procesi”.

”Edhe ky konstatim është i gabuar. Përmes këtyre mekanizmave nuk është arritur as ngritja integritetit. Për këto BE ka kritikuar vet për vite të tëra. Prandaj vetting jo vec që është i rëndësishëm por është i domosdoshëm”.

”Për dallim nga ajo që konstatohet në raport, ky process do të jetë i vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës. Vetting do jetë instrument kyç për verifikimin e pasurisë.

”Vetting do të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Kjo do duhej të shihej si përpjekja kryesore e institucioneve tona”.

”Si presidente e vendit jo vetëm që kërkoj që ky process të vazhdojë e të mos të ndalet, por edhe të përshpejtohet”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews