Ballina Teknologji Samsung do t’i kthejë telefonat në një “çelës” makine

Samsung do t’i kthejë telefonat në një “çelës” makine

Samsung njoftoi se përdoruesit e pajisjes Galaxy do të jenë në gjendje të përdorin smartfonët e tyre si çelësa dixhitalë të makinave për herë të parë për modelin e ri hibrid Genesis GV60. Me çelësin dixhital Samsung, të mbështetur nga teknologjitë NFC dhe UWB, përdoruesi do të jetë në gjendje të kyçë dhe zhbllokojë makinën në mënyrë të sigurt duke përdorur smartphone-in e tij.

Në fakt, përdoruesi do të jetë në gjendje të ndajë çelësin dixhital me miqtë dhe familjen e tij. Samsung Digital Key përdor teknologjinë e përparuar UWB, i ngjashëm me Bluetooth dhe Wi-Fi. Për më tepër, përdoruesi mund të hapë bagazhin dhe të aktivizojë cilësimet e personalizuara, si rregullimi i sediljes dhe pozicionit të pasqyrës para se të hyjë në makinë.

E gjithë kjo, përmes smartphone-it dhe pa shtypur një buton të vetëm. Përveç kësaj, nëse përdoruesi dëshiron t’i japë hua makinën e tij një shoku ose anëtari të familjes për një periudhë të shkurtër kohore, ai mund të ndajë çelësin e tij dixhital ose madje të caktojë një afat kohor për periudhën gjatë së cilës çelësi dixhital i përbashkët do të jetë i disponueshëm.

Kjo zgjidhje teknologjike përdor elementin e sigurt të integruar të Samsung (eSE), i krijuar për të mbrojtur informacionin dhe çelësat e kriptimit, kështu që përdoruesit nuk duhet të shqetësohen për rënien e çelësave të tyre në duar të gabuara. Çelësi dixhital do të jetë i disponueshëm fillimisht në Kore deri në fund të vitit 2021. Çelësi është i pajtueshëm me Galaxy S21 + dhe Ultra, Note20 Ultra dhe Z Fold 2 dhe 3. /abcnews.al

Video bonus:

https://youtu.be/CPyYRPdzHg8

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews