Ballina Aktualitet Ambasadorja e Kroacisë viziton Komunën e Tetovës (VIDEO+FOTO)

Ambasadorja e Kroacisë viziton Komunën e Tetovës (VIDEO+FOTO)

Ambasadorja e Kroacisë në vend, Nives Tiganj, ka vizituar Komunën e Tetovës ku ka takuar edhe kreun e kësaj komune, Bilall Kasamin.
Kasami mes tjerash tha se me znj. Tiganj u bisedua edhe për intensfikimin dhe thellimin e bashëkupinimit mes Komunës së Tetovës dhe komunave kroate.

“Sot, realizova takim me ambasadoren e Kroacisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e saj, znj, Nives Tiganj. Në një atmosferë shumë konstruktive dhe miqësore, u ngritën çështjet për thellimin e bashkëpunimit. Në takim u ra dakord që të intensifikohen bashkëpunimet ndërmjet Komunës së Tetovës dhe komunave të Kroacisë. Poashtu pata nderin që të marr pjesë edhe në kuvendin zgjedhor të Shoqatës kroato-maqedonase, e cila njëkohësisht paraqet edhe respekt për qytetin e Tetovës”, ka shkruar Kasami.

Artikulli paraprakStuhia i hodhi në qytet, 3 të vdekur dhe 450 të helmuar nga sulmet e akrepave (VIDEO)
Artikulli tjetërPse personat me grup gjaku 0 janë të veçantë! Zbulimi i madh mjekësor