Ballina Aktualitet Çfarë thonë banorët e Zhelinës, fshati që rrëzoi qeverinë? (VIDEO)

Çfarë thonë banorët e Zhelinës, fshati që rrëzoi qeverinë? (VIDEO)

Roleta të lëshuara dhe oborret bosh janë gjëja e parë që sheh në Zhelinë. Kjo komunë e mbushur me fusha të rrafshta dhe vendbanime kodrinore-malore është ndër më të shpejtat që boshatiset, të rinjtë emigrojnë, të moshuarit mbeten të jetojnë të ndihmuar nga të afërmit e tyre jashtë vendit, përcjell FLAKA.

Ato pak që kanë mbetur tashmë janë lajmi kryesor jo vetëm në rajonin e Pollogut por në të gjithë vendin.

Pikërisht orientimi i tyre politik dhe zhvillimet në komunën e tyre në zgjedhjet lokale sollën ndryshime tektonike, por jo në pushtetin lokal, por në të gjithë pushtetin qendror.

Kjo pasi diferenca në vota e dy kundërshtarëve për kryetar të Komunës së Zhelinës është shumë e vogël dhe do të rivotohet në një vendvotim.

Banorët po ndjekin me vëmendje zhvillimet politike dhe pak janë në humor të bisedojnë për këtë gjë.

“20 vite dëgjojmë të njejtën muzikë, çdo ditë këndej-andej, arrestime, vrasje. vjedhje, askush nuk përgjigjet. Të gjithë shtetin e vodhën”, thotë një banorë i kësaj komune.

“Që të jeshë president, kryetar komune apo ministër, duhet të keshë një rreth. Nëse nuk ke rreth me popullin, asgjë nuk mund të arrishë. Nuk e di çka ndodh, tani do të ketë rivotim por ka edhe zënka”, thotë një tjetër banorë.

“Nuk ka para, para. Politikanëve a ju besoni? – Jo, jo, aspak, aspak”, deklaron kështu një tjetër banorë i Komunës së Zhelinës.
“Të gjithë janë vetëm për veten. Hynë, dalin, prishin qeveri, andej-këndej, gjithçka për vete. Njëri dëshiron të bëhet kryetar komune, tjetri nuk dëshiron të dal. Ka diçka që vparojnë për atje”, thotë një banorë tjetër.

Në Zhelinë, kandidati për kryetar të komunës nga BESA-s, Blerim Sejdiu, ka fituar 5171 vota, ndërsa rivali i tij nga BDI-ja, Fatmir Izairi, ka fituar 5102 vota. Diferenca është vetëm 69 vota.

Në këtë pikë gjenden disa fshatra – fshati Zhelinë, fshati Strimnicë dhe Leshnica e Poshtme dhe e Epërme. Këtu është shkolla ku është qendra e votimit 2107, vend ku do të rivotohet sepse ka ankesa nga BDI për numrin e shenjave të gishtërinjve që nuk përputheshin me numrin e votuesve në listën e votuesve.

Njëjtë ka bërë të ditur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pas kontrollit në materialin zgjedhor, pas së cilës është konstatuar se ka mospërputhje në të dhënat në procesverbal.

Por ky nuk është i vetmi gabim që ka ndodhur në qendrën e votimit në shkollën fillore “Luigj Gurakuqi”. Një person ka votuar me letërnjoftim të pavlefshëm.

Në vendvotimin 2107 rezultati ishte 227 vota kundër 117 pro kandidatit të BDI-së. FLAKA

BURIMI: TV TELMA

@tn.lajmelokale
@tetovanews