Ballina Aktualitet Shqipëri E trishtë/ Arditi e telefonoi se ka fituar Telebingon, qytetari kishte ndërruar...

E trishtë/ Arditi e telefonoi se ka fituar Telebingon, qytetari kishte ndërruar jetë disa orë më parë

Pasditen e sotme në Telebingo në emisionin “E diela Shqiptare”, ka ndodhur vërtetë një ngjarje e pazakontë dhe jashtë mase e trishtë.

Arditi gjatë telefonatave te zakonshme ku flet dhe luan me fituesit e Telebingos, sot ndodhi një ngjarje e cila kurrë më parë nuk ishte dëgjuar në këtë emision.

Ardit Gjebrea telefonoi një prej fituesëve të Bingos, papritur në telefon u dëgjua një grua e cila nuk përkonte me personin që kishte të shkruajtur emrin në biletë, më pas Arditi pyet se ku ndodhet zotëria që kishte të shkruar emrin në biletë.

Ajo i tha se zotëria në fjalë kishte ndërruar jetë këtë mëngjes, kjo stepi Arditin dhe gjithë stafin dhe publikun në skenë.

“I zoti i biletës vdiq sot në mëngjes,”- tha gruaja duke qarë, gjë që bëri që të prekeshin edhe të pranishmit në studio.

Artikulli paraprakDimri po afron, ja qytetet që do të goditen nesër nga stuhia (HARTA)
Artikulli tjetërKërçovë, vajza përzë nënën nga shtëpia! 70-vjeçarja rrezikon të mbetet rrugëve (VIDEO)