Ballina Aktualitet Fatmir Limani: Shumë ministra e zyrtarë të BDI-së do përfundojnë në Idrizovë...

Fatmir Limani: Shumë ministra e zyrtarë të BDI-së do përfundojnë në Idrizovë (VIDEO)

Në emisionin debativ në TV SHENJA, Fatmir Limani, duke folur për zhvillimet e fundit në skenën politike tha se përbërja e deri para një ore e shumicës parlamentare brenda saj e ka pasur edhe Lëvizjen BESA, ndaj të cilës sipas tij, nuk janë respektuar marrëveshjet.

“Në momentet që nuk përfillen marrëveshjet atëherë vije deri tek rrezikimi i shumicës”, tha Limani.

Limani tha se Zaev ka vlerësuar se nuk do të mund të mbaj barrën e marrëveshjes me Bullgarinë dhe dëshiron që këtë barrë t’ua lej VMRO-së.

“Kjo është një prej arsyeve, ndërsa pjesa tjetër është edhe rënia e Tetovës”, tha Limani, duke shtuar se opozita kanë shfrytëzuar këtë rast për të bërë shumicë të re parlamentare.

Limani tha se në favor të VMRO-së është që të ketë zgjedhjet të shpejta parlamentare ndërsa kjo është në disfavor të disa subjekteve.

“Mendoj se në një situatë tjetër në zgjedhje të parakohshme parlamentare do të jetë rezultati krejtësisht ndryshe”, tha Limani.

Sa i përket faktit që BDI do të jetë në opozitë, ai tha se e ka paralajmëruar strukturën e BDI-së për gabimet e bëra në hapa.

“Sipas meje, lideri i asaj partie, në pasdije ka dashur të na thotë se unë me këtë e kam filluar dhe do ta përfundojë karrierën politike, pa dhenë hapësirë secilit të ri të bëj një bum në parti. Mendoj se është një lloj sëmundje të secilit lider që vjen nga ilegaliteti. Mendojë se burrështetasit e tillë dëshirojnë të lënë pa një pasues. Kjo është një nga arsyet që nuk u krijua një figurë pasueses në kuadër të BDI-së”, tha Limani.

Ai ka deklaruar se nëse do krijohet shumicë parlamentare që përparësi do ta ketë forcimin e shtetit. atëherë çereku i këtyre që janë ministra do të përfundojnë në Idrizovë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews