Ballina Aktualitet TARAVARI: DISA DEPUTETË TË LSDM-SË MUND TA MBËSHTESIN SHUMICËN E RE (VIDEO)

TARAVARI: DISA DEPUTETË TË LSDM-SË MUND TA MBËSHTESIN SHUMICËN E RE (VIDEO)

Ka interesim nga disa deputetë të LSDM-së, të cilët janë të pakënaqur me qeverisjen kriminale të LSDM-së dhe BDI-së, thotë Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët për shumicën e re.

“Kemi deputetë të tjerë që janë pjesë e shumicës dhe mendoj se duhet të ndodhë ndryshimi dhe shteti të fillojë të ecë në drejtimin e duhur, të dekri*minalizohet”, tha Taravari për “Kanal 77”.

Ai shtoi se kohëzgjatja e kësaj Qeverie do të jetë rreth një vit e gjysmë, në mënyrë që fillimisht të pastrohen dhe dekr*iminalizohen institucionet e BDI-së dhe vetëm atëherë, sipas tij, të organizohen zgjedhje të ndershme dhe demokratike.

OBRM-PDUKM ka njoftuar mbrëmë se ka shumicë të re parlamentare. Ajo përfshin Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën, Lëvizjen Besa dhe të Majtën.

@tn.lajmelokale
@tetovanews