Ballina Kronika Grabiti shtëpinë e barit, merret peng anglezi/ 40 vite burg 8 shqiptarëve

Grabiti shtëpinë e barit, merret peng anglezi/ 40 vite burg 8 shqiptarëve

Një bandë kriminale shqiptare është dënuar në total me 40 vite burg për rrëmbimin e një burri, i cili hyri në fabrikën e kanabisit në Southampton të Anglisë.

Ata ishin të armatosur, ndërsa personi është rrahur në mënyrë brutale nga shqiptarët.

Sipas gjykatës, në atë moment një nga të pandehurit, me nofkën “kopshtari i kanabisit”, dëgjoi zhurma dhe thirri të tjerët.

Më pas ata e futën në makinë dhe e mbajtën peng për 30 minuta dhe më pas e liruan.

Policia më vonë gjeti rreth 96 bimë kanabisi me vlerë 40,000 paund.

Para gjykatës së Southampton Crown u paraqitën Armando Topalli, 28 vjeç, nga Thornycroft Road, Southampton; Lavdrim Ismaili, 28 vjeç nga London Road, Southampton; Brixado Halilaj, 21 vjeç, nga Portland Street, Southampton; Arben Lleshi, 31 vjeç, nga Portland Street, Southampton; Aranit Topalli, 28 vjeç, nga St Andrews Road, Southampton; Zef Gjoka, 29 vjeç, nga Nightingale Road, Southampton; Edison Hoxha, 26 vjeç, më parë nga Romsey Road, Southampton dhe Spartak Demiraj, 31 vjeç nga Britannia Road, Westcliff-on-Sea.

Aranit Topalli u përball me akuzën e prodhimit të drogës. Ndërkohë, Armando u akuzua për mbajtjen e një arme zjarri imituese që të shkaktonte frikë.

Avokatja mbrojtëse e Aranit Topallit, Caroline Skeet tha se klienti i saj kishte frikë për sigurinë e tij, ndërsa argumentoi se nuk ishte i përfshirë në rrëmbim. Avokati i Amando Topallit, Amjad Malik tha se klienti i tij nuk ka pasur asnjë dënim të mëparshëm.

Prokurori argumentoi se rrëmbimi nuk ishte i planifikuar paraprakisht. Të gjithë janë të akuzuar për rrëmbim veç Hoxhës, i cili akuzohet edhe për prodhim droge.

Gjykatësi Peter Henry vendosi për:

• Armando Topalli – 7 vite dhe 6 muaj
• Bixiado Halilaj – 4 vite dhe 6 muaj
• Arben Lleshi – 4 vite dhe 6 muaj

• Spartak Demiraj – 4 vite
• Aranit Topalli – 6 vite

• Zef Gjoka – 4 vite dhe 6 muaj
• Lavdrim Ismaili – 4 vite
• Edison Hoxha – 3 vite and 4 muaj

@tn.lajmelokale
@tetovanews