Ballina Aktualitet Ja kush është emëruar drejtor i ri i NPK “TETOVA” – Tetovë

Ja kush është emëruar drejtor i ri i NPK “TETOVA” – Tetovë

Të dashur miq, shokë e familjarë,
Të nderuar qytetarë të Tetovës,
Kam nderin dhe kënaqësinë, të ju njoftoj me vendimin e të parit të qytetit tonë, kryetarit Bilall Kasami, që të ma besojë mua detyrën e drejtorit të NPK “TETOVA” – Tetovë, shkruan Nuredin Fetai, drejtori i ri i NPK “TETOVA” – Tetovë,

Për mua kjo detyrë përveçse privilegj, mbi të gjitha është një përgjegjësi e madhe, duke qenë të vetëdijshëm për problemet me të cilat po përballet qyteti ynë, e veçanërisht me problemet financiare, me të cilat përballet kjo ndërmarrje.

Do të udhëheqi me përkushtimin më të madh, me nder e dinjitet, e bashkë me kryetarin Bilall Kasami, bashkë me të gjithë ju, Tetovën do ta ndryshojmë me ka krejt!

Nuredin Fetai, i njohur në Tetovë si Luli është emëruar drejtor i NPK “TETOVA” – Tetovë. Ai këtë pozitë e ka ushtruar edhe në vitin 2009.

Fetai në vitin e kaluar u emërua anëtar i bordit të drejtorëve në Postën e Maqedonisë si kuadër i Lëvizjes BESA.

Përndryshe Nuredin Fetai është jurist i diplomuar, i cili është dëshmuar për profesionin e tij, duke ushtruar shumë detyra, të cilat i ka kryer me përkushtueshmëri dhe profesionalizëm.

I nderuar të prisja në zyrën time, drejtorin e ri të NPK – Tetova, z. Nuredin Fetahi dhe z. Lulzim Shaqiri.
Duke qenë të vetëdijshëm se sa shumë nevoja kanë qytetarët e Komunës së Tetovës, dhe duke ditur se sa shumë punë i pret përpara, Drejtorit të ri i konfirmova se për çdo nevojë apo ndihmë, ne do të jemi këtu për t’i ndihmuar njëri-tjetrit.
Shfrytëzova rastin që edhe t’i uroj për detyrën, duke i dëshiruar shumë sukses në punë!

@tn.lajmelokale
@tetovanews