Ballina Aktualitet Kultura Panairi i Librit, pesë ditë prezantime me titujt e rinj dhe takime...

Panairi i Librit, pesë ditë prezantime me titujt e rinj dhe takime me autorët (VIDEO)

Festa e Librit është rikthyer. Botuesit, shkrimtarët dhe përkthyesit janë bërë bashkë për të prezantuar titujt e rinj dhe ulje për veprat e tyre.

Risitë e këtij viti janë kushtet në të cilat zhvillohet ky panair. Për shkak të virusit ende të pranishëm në jetët tona, panairi nuk do të presë vizitorë nga ora 2 deri në orën 3 të drekës, për të vijuar sërish aktivitetin gjatë pasdites. Mos harroni maskën gjatë vizitave në stenda.

Risia tjetër e këtij edicioni është Sofaja e librit, një kënd në katin e dytë të pallatit të kongreseve që do të shërbejë për takime letrare.

“Do të jenë dy aktiviteteve në ditë, një në orën 10 dhe tjetri në orën 17, ku do të ftohen autorë të rinj, përkthyes, artistë, ku do të diskutojnë një seri çështjesh të rëndësishme për lexuesin”, thotë Anxhela Lepuri, koordinatore e takimeve letrare.

Panairit nuk do t’i mungojnë çmimet letrare as këtë vit, por nuk do të jetë vetëm një festë për librin, por edhe një mundësi për ta bërë më të mirë gjendjen e librit në Shqipëri, përfshirë këtu edhe gjendjen e bibliotekave.

“Biblioteka shkollore kanë 10 vjet që nuk pasurohen, prandaj ngulim këmbë që të gjithë së bashku të diskutojmë me ministrinë e Kulturës dhe të Arsimit”, deklaroi Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së B otuesve Shqiptarë.

Edhe këtë edicion nuk do të mungojnë shkrimtarët e huaj që do të vizitojnë panairin. Dita e parë nis me autoren greke Lili Mavrokefalou në stendën e Toenës, ndërsa evente të tjera premtohen në 5 ditë kremtim për librin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews