Ballina Argëtim Showbiz MatoLale tregon arsyen që do t’i jepte fund sherrit me Noizy-n (VIDEO)

MatoLale tregon arsyen që do t’i jepte fund sherrit me Noizy-n (VIDEO)

Mato Lale ka dhënë një intervistë së fundmi për Olsi Bylykun në “Roped ëith Olsi”. Reperi sqaroi mes te tjerash se kujt i drejtohet me frazën që bëri bujë “I kom bo me fol me vete un kto lythat, gjyshat” në këngën Jackpot. Ai tha se me termin “gjyshat” iu referohet artistëve të vjetër që nuk po përkrahin reperët e rinj.

“Këtu në Shqipëri ka një problem shumë të madh se këta “gjyshat” , që janë shumë, ideja është se kata nuk po i hapin krah artistëve të rinj. Gjithë bëjnë sikur duan me i ndihmuar por realisht nuk po e bëjnë. Dhe unë me personalitetin tim është se nëse nuk më hapin krah me të mira, do të detyrohesh në një mënyrë ose tjetër do t’ua marrësh.

Për këtë e kam thënë, pak a shumë e dimë se janë bërë publike shumë gjëra, nuk kam pasur qejf me u piishur me njerëzit që kam ngrënë bukë dhe më kanë dhënë krah sado i vogël ose i madh të ketë qenë por janë situatat e jetës. Ndodhin këto që ne të rinjtë detyrohemi me dalë kundra këtyre.”, tha Mato Lale.

I pyetur nëse do të pajtohej me Noizyn për ndonjë arsye, reperi tha: “Nëse do ta pranonte publikisht të gjithë të zezat që ka dasht me bërë pas skene, që nuk i din publiku. Nëse do ta pranonte me gojën e vet dhe do të pranonte se ka faj kundrejt meje, shumë në rregull me të.”

/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews