Ballina Argëtim Showbiz Ronela Hajati rrëfen “sekretin” e saj në Festivalin e Këngës

Ronela Hajati rrëfen “sekretin” e saj në Festivalin e Këngës

Ronela Hajati do të jetë një nga këngëtaret pjesëmarrëse në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës. Ronela ka rrëfyer përmes një postimi në Instagram, se ndihet shumë e emocionuar dhe se po punon fort për të dhënë maksimumin e saj në festivalin e fundvitit. Ajo zbuloi dhe një detaj, kënga mban titullin Sekret.

“Kete Dhjetor jam pjesemarrese ne Festivalin e madh te fundvitit. #FIK60 Si rrallehere kam emocione qe tani dhe mezi po pres ta degjoni kengen! Kemi punuar dhe vazhdojme akoma qe te nxjerr nje perfaqesim sa me te mire te vetes! Albumi im “RRON” eshte publikuar ne gjysmen e atij dhe nderkohe qe vazhdoj me 5 kenget e tjera kam dhe kete pergjegjesi!

LEXO EDHE: Nuk e pranuan në Festivalin e RTSH-së, “shpërthen” këngëtari: Nuk i duan shqiptarët nga Kosova, turp për jurinë me Gjebrean

LEXO EDHE:“Shpërtheu” ndaj Gjebresë, Mentor Haziri: Dashurinë time për Shqipërinë s’e zbeh një festival

E vetmja gje qe mund te them per kengen momentalisht eshte titulli: “SEKRET”. Me uroni fat ! Ju do, Roni!“, ka shkruar ajo. Kujtojmë që pas shpalljes së listës së këngëtarëve konkurrentë, Mentor Haziri reagoi ashpër duke e cilësuar festivalin si të korruptuar dhe se nuk kishte marrë asnjë arsye pse kënga e tij nuk ishte pranuar./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews