Ballina Kronika Mbyllen hetimet për vrasjen e shqiptarit në sy të gruas dhe foshnjes:...

Mbyllen hetimet për vrasjen e shqiptarit në sy të gruas dhe foshnjes: Autorët e ndoqën 6 muaj

Vrasja e shqiptarit Flamur Beqiri në prag të Krishtlindjeve të vitit 2019 në Britaninë e Madhe ishte planifikuar 6 muaj përpara. BBC shkruan se nga hetimet ka rezultuar se shqiptari është qëlluar në sy të gruas dhe foshnjës së tyre nga një grup vrasësish suedezë. Ai u qëllua disa herë në pjesën e pasme të kokës teksa kthehej nga darka e Krishtlindjeve.

Në lidhje me këtë ngjarje po ndiqen penalisht 4 persona ndërsa 2 të tjerë do të hetohen për dëshmi për të rreme për shpërqendrimin e hetimeve. Beqiri ishte vëllai i modeles shqiptare të njohur në Britaninë e Madhe Misse Beqiri. Prokurori Mark Heywood i tha gjykatës së Southwark Crown se viktima ishte “vrarë qëllimisht me gjakftohtësi”.

“Ndodhi në një rrugë të qetë të Londrës. Viktima që po kthehej në shtëpi me familjen e tij u qëllua dhe u vra para syve të tyre. Kur të shihni provat në këtë rast, do arrini në përfundimin se ishte sa brutal aq edhe tronditës. Këto prova do të tregojnë se vrasja është bërë në një distancë shumë e afërt”.

Heywood tha se vrasja ishte planifikuar për rreth gjashtë muaj. Sulmuesi i dyshuar, shtetasi suedezo-tunizian Anis Hemissi, 24 vjeç, mohon vrasjen dhe posedimin e armës me të cilën është kryer krimi. Edhe autorët e tjerë të dyshuar për këtë ngjarje Estevan Pino-Munizaga, 35 vjeç, Tobias Fredrik Andersson, 32 vjeç dhe Bawer Karaer, 23 vjeç, mohuan përfshirjen në krim.

Heywood tha se dyshohet se Pino-Munizaga kishte udhëtuar drejt Londrës për 14 orë. Ai kishte marrë me qira një banesë dhe kishte vizituar zonën pranë shtëpisë së Beqirit. Ai kishte blerë një biçikletë e cila është përdorur nga vrasësi për të ndjekur viktimën pak ditë para vrasjes. m.v/Abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews