Ballina Aktualitet Mickoski deklarohet sërish: Ky është plani (VIDEO)

Mickoski deklarohet sërish: Ky është plani (VIDEO)

Me kredibilitetin që i është dhënë popullit, u nisa për të krijuar mazhorancën si e vetmja rrugëdalje për rënien e kësaj qeverie të Zoran Zaevit dhe bëmë një bllok të përbashkët me Aleancën për Shqiptarët, Alternativën, të Majtën dhe Besën.

Është një bllok kundër korr*upsionit dhe kri*mit, një bllok shprese dhe një të ardhmeje të re. Në periudhën në vijim pres që kjo shumicë të rritet. Qëllimi është – përparimi i popullit dhe i Maqedonisë. Duhet ta nxjerrim vendin nga kriza, bashkërisht dhe në harmoni të plotë, thotë Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.

Po hyjmë në një të ardhme të re. Në periudhën në vijim do të përpiqem të formoj një qeveri kredibile, por kjo do të ndodhë vetëm nëse jam i sigurt se do të jetë një qeveri me besueshmëri të fortë.

“Nëse ky qëllim nuk arrihet dhe nuk siguroj efikasitetin e plotë të qeverisë që do të merret me krizën dhe luft*ën kundër kri*mit, opsioni është zgjedhje të shpejta parlamentare që populli të vendosë për një të ardhme të re,” tha Mickoski në konferencë për shtyp sot.

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews