Ballina Aktualitet Furkan Saliu: BDI ka nevojë për opozitë, shqiptari i Maqedonisë së Veriut...

Furkan Saliu: BDI ka nevojë për opozitë, shqiptari i Maqedonisë së Veriut ka nevojë për një BDI të reformuar

Furkan Saliu

“Hajde të flasim pak sinqerisht, pa emocione dhe ti lëmë anash animet politike.
LSDM duke e përdorur pretekstin se e largojnë regjimin, e larguan VMRO DPMNE-në e Gruevskit dhe në njëfarë mënyrë i liroi maqedonasit. Pjesë e asaj qeverisje dhjetëvjeçare ishte edhe BDI.

BDI mbeti në Qeveri dhe ndryshimi tek shqiptarët nuk ndodhi.
Nëse Aleanca, Besa dhe Alternativa u bashkuan me VMRO DPMNE e Mickoskit dhe me “Të majtën” e Apasievit, për ta sjellë ndryshimin tek shqiptarët dhe për ta liruar shqiptarin, atëherë ku është problemi?

Nëse votohet mosbesimi dhe formohet Qeveri e re, kjo do të jetë mirë edhe për BDI-në. Në këtë parti kemi funksionarë të përjetshëm, e kemi edhe djem e vajza që janë super të përgatitur, por nuk e kanë mundësinë që të dalin në sipërfaqe.

E elementi më i rëndësishëm është komoditeti që e fituan duke qëndruar 20 vjet në Qeveri. Funksionarin e përjetshëm të BDI-së edhe kur kap duke gënjyer por edhe duke vjedh, ai nuk skuqet aspak se e din se nuk i ndodh gjë.

Andaj, shkurtë e shqip, BDI ka nevojë për opozitë, e shqiptari i Maqedonisë së Veriut ka nevojë për një BDI të reformuar”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews