Në disa portale dhe faqe në rrjetin social është publikuar lajmi i tishtë se para disa ditësh ka ndërruar jetë këngëtari dhe rapsodi i njohur Nevaip Saliu, i cili ishte nga Llaskarca e Komunës së Sarajit, Shkup. Ai, për vite të tëra, është përpjekur që të sigurojë bukën e gojës duke kënduar në sheshe dhe rrugë të Tetovës, Shkupit, Strugës etj. Ishte një atraksion i vërtetë për turistët në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Portalet njoftojnë se ai ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje dhe shprehin ngushëllimet për familjen dhe dashamirët e tij. Ngushëllime të thella shpreh edhe redaksia e Tetova News! Në Youtube dhe Facebook janë edhe shumë këngë të regjistruara ekskluzivisht nga Tetova News.
VIDEO: