Ballina Aktualitet Sapo u zgjodh, Presidenti i Bullgarisë: Asnjë lëshim për Shkupin (E pëson...

Sapo u zgjodh, Presidenti i Bullgarisë: Asnjë lëshim për Shkupin (E pëson edhe Tirana)

“Qeveria e re nuk duhet të bëjë lëshime nga pozitat nacionale posaçërisht kur bëhet fjalë identiteti dhe historia bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarëve tanë prapa kufirit”.

Kjo ka qenë porosia e Rumen Radev, në deklaratën e tij të dhënë pas fitores së mandatit të dytë si President i Bullgarisë.

Por kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, ka njoftuar se e ka telefonuar Rumen Radev për zgjedhjen e sërishme si president i Bullgarisë.

Zaev bëri të ditur se në bisedën telefonike me Radevin janë dakorduar që të vazhdojnë dialogun mes dy vendeve për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët evropiane.

“Ramë dakord që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë nëpërmjet dialogut dhe kuptimit të ndërsjellë të gjejnë zgjidhje në emër të ardhmërisë së përbashkët evropiane”, u shpreh Zaev.

Shkupi, por edhe Tirana presin që zgjedhjet në Bullgari të pasohen me një ndryshim kursi për heqjen e vetos që po mban peng zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare, pasi rrugëtimi për dy vendet është konceptuar në bllok.

Fillimisht ideja e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut u la e hapur, por disa shtete të BE-së u shprehën kundër pasi sipas tyre vendimi do të jepte sinjal negativ për rajonin.

Megjithatë pavarësisht deklaratës së Presidentit të sapo zgjedhur në mandatin e dytë, fjalën e fundit e ka qeveria e re bullgare që pritet që të formohet./ db/Abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews