Ballina Kronika Shqiptarja e qëlloi me 4 plumba në bark, del nga spitali mjeku...

Shqiptarja e qëlloi me 4 plumba në bark, del nga spitali mjeku i njohur grek

Mjeku i njohur grek, Jorgos Neos, i cili mbeti i plagosur pas breshërisë së plumbave që shqiptarja, Klodiana Çelo lëshoi mbi të, ka kaluar rrezikun për jetën dhe ka dalë nga spitali ku kurohej.

Shqiptarja dhe mjeku grek kishin përjetuar një histori dashurie 13 vite më parë, fryt i së cilës ishte edhe një vajzë. Në kohën kur vajza kishte lindur, mjeku Neos e kishte njohur si fëmijën e tij, por ia kishte bërë të qartë shqiptares së nuk do të divorcohej nga gruaja e tij, një shtetase angleze, me të cilën kishte edhe fëmijë.

Por pas pak vitesh Çelo filloi t’i kërkonte shumë të mëdha parash mjekut për rritjen e vajzës, deri në komentin kur në shtetin fqinj ra kriza dhe ai ia bëri të qartë se duhet të punonte edhe ajo sepse të ardhurat kishin rënë ndjeshëm.

Në këtë moment nisën konfliktet mes çiftit dhe saga e seancave të shumta gjyqësore për kujdestarinë e vajzës, e cila ishte edhe dëshmitare e kësaj ngjarje të rëndë.

Artikulli paraprakAksident i rëndë në Kroaci: Përmbyset kamioni nga Maqedonia, automjetet që transportonte bien në rrugë
Artikulli tjetërVajza 38-vjeçare e ish-deputetit në gjendje kritike si pasojë e virusit- Shtatzënë në muajin e 7-të