Ballina Kronika Aksident i rëndë në Kroaci: Përmbyset kamioni nga Maqedonia, automjetet që transportonte...

Aksident i rëndë në Kroaci: Përmbyset kamioni nga Maqedonia, automjetet që transportonte bien në rrugë

Një kamion me platformë për transportin e mjeteve të tjera është përmbysur në kilometrin e 130 të autostradës A3 Bregana-Lipovac, në Kroaci shkruajnë mediet kroate, transmeton Tetova News.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:05 minuta, kur automjeti me targa të Maqedonisë së Veriut është përmbysur duke shkaktuar rënien në rrugë të automjeteve që transportonte.

Drejtuesi i kamionit ka mbetur i plagosur dhe policia ka zhvilluar hetimet për ngjarjen.

@tn.lajmelokale
@tetovanews