Ballina Aktualitet Si e paralajmëroi Bilall Kasami fitoren në Tetovë (Video)

Si e paralajmëroi Bilall Kasami fitoren në Tetovë (Video)

Kryetari i ri i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, e ka paralajmëruar fitoren e tij të thellë ndaj Teuta Arifit, qysh para raundit të parë zgjedhor.

Në një intervistë për gazetën LAJM, të realizuar më 8.10.2021, Kasami kishte thënë se në Tetovë revolta është e madhe ndaj Teuta Arifit ndaj edhe humbja e saj do të jetë e thellë.

“Jam i sigurtë që tanimë Tetova dhe tetovarët kanë dhënë verdiktin e tyre. Kështu ka qenë edhe në vitin 2017, por atëherë mobilizimi nuk ka qenë kaq i fuqishëm sa tani. Diferenca ishte shumë e vogël mes meje dhe Teutës dhe B D I-së.

Duke i patur parasysh të gjithë mekanizmat e pushtetit për 20 vite arriti që ato mekanizma t’i shfrytëzojë dhe të bëjë ndërrimin e rezultatit dhe në njëfarë mënyrë tetovarëv i’a vodhi katër vite të cilat unë besoj fuqishëm që do të ishin vite të arta për Tetovën, por u detyruam që edhe këto katër vite të jetojmë në pushtetin e dështuar të Teuta Arifit.

Tanimë unë besoj që as Teutës dhe as B D I-së nuk do t’i ndihmojë mekanizmi të cilin e kanë krijuar për deformim të votës së qytetarëve sepse revolta ndaj pushtetit të BDI-së dhe Teuta Arifit në Tetovë është aq e fuqishme saqë diferenca mes meje dhe Teutës do të jetë shumë e thellë”, ka deklaruar tha Bilall Kasami, në intervistën e tij për gazetën LAJM, realizuar më 8.10.2021.

https://youtu.be/40idYxhzO1g

@tn.lajmelokale
@tetovanews