Ballina Aktualitet Taravari: Kemi zëvendësim për deputetin Kastriot Rexhepi, Qeveria do të bjerë (video)

Taravari: Kemi zëvendësim për deputetin Kastriot Rexhepi, Qeveria do të bjerë (video)

Sekretari gjeneral i ASH-së Arben Taravari është deklaruar pasi depueuti Kastriot Rexhepi nuk u paraqit në mbledhje të Parlamentit.

Taravari deklaroi se kanë zëvendësim për deputetin Kastriot Rexhepi, i cili në moment të fundit ndryshoi qëndrim dhe nuk do ta mbështesë rrëzimin e Qeverisë.

Ai deklaroi se deri në ora 7:30 çdo gjë ka qenë në rregull, ndërsa shtoi se “këto janë metodat komuniste të pushtetit”.

Me siguri ka presione, kemi biseduar në ora 7:30 me deputetin dhe çdo gjë ka qenë në rregull. Mendoj se kemi zëvendësim dhe do të ketë zgjidhje për këtë punë. Nuk mund të tregoj emrat e deputetëve, pasi e dini mbrëmë ka pasur presione të hatashme. Por nuk ka ku shkon, kjo qeveri do të bie”, deklaroi Taravari.

Artikulli paraprakÇfarë duhet të hani për të riparuar dëmet në mushkëri nga duhanpirja
Artikulli tjetërKASTRIOT REXHEPI ËSHTË NË BULLGARI? Milloshoski thotë se vetëm Zoran Zaev, B D I dhe vetë deputeti e dijnë se çka ka ndodhur