Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut VIDEO/Pamje të mrekulluehme: Dëbora zbardh Kodrën e Diellit, Ponikvën dhe Mavrovën

VIDEO/Pamje të mrekulluehme: Dëbora zbardh Kodrën e Diellit, Ponikvën dhe Mavrovën

Siç kanë parashikuar meteorlogët, mëngjesin e sotëm në të gjitha malet më të larta të vendit ka pasur reshje bore.

Sipas videokamerave të “Ski Macedonia” , shihet qartë mbulesa e formuar e borës në qendrat më të njohura të skijimit në vendin tonë.

Përkatësisht, mëngjesin e sotëm ka rënë borë në qendrën turistike Ponikva, qendrën dimërore-rekreative Kodra e Diellit, por edhe në Mavrovën e bukur./TetovaNews

Gjithashtu edhe juglindja e Shqipërisë është zbardhur këtë mëngjes nga reshjet e dëborës. Fshati turistik i Dardhës dhe pjesa tjetër malore e qarkut të Korçës është mbuluar nga reshjet.

Gazetarja e ABC, Lediona Xheladinaj mëson se drejt Dardhës është nisur edhe një borëpastruese për të shmangur bllokimet.

Gjithashtu edhe në veri ka nisur dëbora. Valbona është zgjuar me reshje këtë mëngjes.

Prej mbrëmjes së djeshme Shqipëria është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëborës.

Video bonus:

https://youtu.be/XUdRuSenZ6o

Video bonus:

https://youtu.be/0JMH_AQgRJo

@tn.lajmelokale
@tetovanews