Ballina Kronika Aksident i rëndë në aksin Dibër-Strugë, e përfshirë edhe një makinë me...

Aksident i rëndë në aksin Dibër-Strugë, e përfshirë edhe një makinë me targa zvicerane, plagosen rëndë dy persona

Më datë 30.12.2021 në ora 10.10 në SPB -Ohër është raportuar se në rrugën rajonale Strugë-Dibër, në vendin e quajtur “Labunishki Livadi”, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Alfa Romeo”, me targa të Dibrës, i drejtuar nga personi me inicialet S.B. (66 vjeç) nga Dibra dhe automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf”, me targa zvicerane, i drejtuar nga personi me inicialet D.T. (45 vjeç) nga Struga.

Lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi D.T. (drejtues i makinës me targa zvicerane) dhe SH.B. (60 vjeç) nga Dibra, pasagjer në automjetin “Alfa Romeo”, të konstatuara në spitalin “Shën Erazmus” në Ohër.

Në vendngjarje ka bërë këqyrje nga ekipi i SPB Ohër./tn

@tn.lajmelokale
@tetovanews