Ballina Kronika Arrestohen gjashtë indianë në Zhelinë

Arrestohen gjashtë indianë në Zhelinë

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Tetovës, rreth orës 12 e 50 minuta e 14 e 40 minuta, janë ndaluar gjashtë persona nga India të cilët nuk kanë pasur dokumente përkatëse dhe kanë hyrë ilegalisht në Maqedoninë e Veriut. Ky është rasti i dytë brenda dy ditësh në Tetovë që zbulohen shtetas indianë që kanë hyrë ilegalisht në vend.

– Në afërsi të stacionit të pagesës rrugore në Zhelinë, zyrtarët policorë kanë ndaluar gjashtë persona nga India, të cilët po transportoheshin me dy autobusë të një kompanie transportuese nga Gostivari. Indianët, tre prej të cilëve ishin të moshës 22, pastaj 26, 37 dhe 39 vjeç, për shkak të hyrjes ilegale në vendin tonë dhe mungesës së dokumenteve të nevojshme janë dërguar në Stacionin Policor për Kalim Kufitar në Tabanovcë, njofton zëdhënësi i SPB Tetovë, transmeton Tetova News.

Para dy ditësh në Tetovë janë ndaluar tre indianë, të kapur në bulevardin “Vidoe Smilevski-Bato”. Për të gjithë ata në vendin e tyre ka nisur një procedurë ripranimi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews