Ballina Kronika Arrestohet në Saraj të Shkupit 54-vjeçari i shpallur në kërkim

Arrestohet në Saraj të Shkupit 54-vjeçari i shpallur në kërkim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot në Saraj është arrestuar një 54-vjeçar nga Shkupi.

Ai kërkohej me fletarrest për mbajtjen e dënimit me burg prej 6 vjetësh e 2 muajsh.

“Më 09.12.2021 para objektit hotelerik në Saraj, policët e Njësitit të policisë intervenuese kanë arrestuar B.T.(54) nga Shkupi. Për të ishte shpallur fletarrest për mbajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 6 vjetësh dhe 2 muaj. Me kërkesë të Burgut të Prilepit, personi do të dërgohet në burg për mbajtjen e dënimit”, qëndron në njoftim, transmeton TV21.

@tn.lajmelokale
@tetovanews