Ballina Aktualitet Berisha merr live mesazhin për ndarjen nga jeta të mikut amerikan të...

Berisha merr live mesazhin për ndarjen nga jeta të mikut amerikan të shqiptarëve: S’i dalim kurrë borxhit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë një mesazh për ndarjen nga jeta të ish-kandidatit për presidenti të SHBA Bob Dole. Teksa ishte në bashkëbisedim me demokratët me “Foltoren” e SHBA të mbledhur online, Berisha i ftoi të pranishmit të mbajnë një minutë heshtje duke e konsideruar Dole mikun e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në botë.

“I hidhur është lajmi që sapo mora, ndarjen nga jeta të njërit prej miqve më të shquar të kombit shqiptar, heroit të kombit amerikan Bob Dole. Ju ftoj ta nderojmë me një minutë heshtje këtë minutë të ndritur që nuk i dalim kurrë borxhit për ndihmën që u dha shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe kudo.

Dua t’u siguroj që në përpjekjet e ardhshme të PD do të jetë një realitet dhe e konsiderojmë jetike këtë përfshirje në mënyrë që Shqipëria që ka nevojë për ritme të shpejta zhvillimi të mund të kapë kohën e humbur.

Sot diaspora dhe emigracioni kanë potenciale të jashtëzakonshme. Angazhimi i këtyre potencialeve në drejtimin dhe jetën akademike është e një rëndësie përcaktuese për realizimin e programit të Partisë Demokratike. Jam dakord me forumin e biznesit dhe funksionimin e tij”, u shpreh Berisha. m.v/Abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews