Ballina Aktualitet Makina ‘fluturon’ jashtë rrugës në aksin Tetovë-Gostivar, bëhet për spital 22-vjeçari nga...

Makina ‘fluturon’ jashtë rrugës në aksin Tetovë-Gostivar, bëhet për spital 22-vjeçari nga një fshat i Tetovës

Një aksident ka ndodhur dje në aksin Tetovë – Gostivar ku një 22-vjeçar teksa drejtonte automjetin tip “Volkswagen Golf’ ka dalë nga rruga, e si pasojë është plagosur rëndë.

Më datë 08.12.2021, në ora 12.00, në SPB Tetovë është raportuar se në magjistralen Gostivar-Tetovë, në kryqëzimin e Zherovjanit, vetura e tipit “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, e drejtuar nga personi me inicialet Sh.R.(22) nga fshati Dobrosht, ka dalë nga rruga – informojnë nga MPB, transmeton Tetova News.

Në aksident shoferi ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik në Tetovë. Kontroll në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi inspektues i SPB Tetovë.

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews