Ballina Kronika Me shpejtësi marramendëse, kamerat regjistrojnë aksidentin fatal në Batincë të Shkupit (VIDEO)

Me shpejtësi marramendëse, kamerat regjistrojnë aksidentin fatal në Batincë të Shkupit (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Nga kamerat e sigurimit, vërehet qartë se vetura BMW që përplasi veturën “Shkoda” ishte në shpejtësi marramendëse, aq sa “fluturoi” veturën “Shkoda” që ishte duke kthyer në anën e majtë.

Ndërkaq nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se N.R.(49) nga fshati Batincë ka qenë duke ngasur veturën “Shkoda”, ndërkaq u përplas me veturën BMW të cilën e ngaste A.H.(26), po ashtu nga fshati Batincë

“Pas aksidentit N.R. është dërguar në Qendrën Urgjente në Kompleskin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku është konstatuar vdekja. A.H. ka pësuar lëndime të lehta trupore të konstatuara poashtu në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza””, qëndron në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

https://youtu.be/pR8mh0T8Fzk