Ballina Kronika Zhduket prej 3 ditësh shqiptarja në Greqi, familjarët të alarmuar

Zhduket prej 3 ditësh shqiptarja në Greqi, familjarët të alarmuar

Kjo është shqiptarja Esmeralda Shira, 35 vjeç, 1.75 m e gjatë, me flokë të zeza dhe sy kafe.

Policia greke është vënë në alarm për zhdukjen e saj.  Ajo kishte veshur një xhaketë të zezë, dollakë të zeza dhe çizme të zeza kur u zhduk pa gjurmë të enjten më 16 dhjetor.

Siç raportojnë mediet e huaja shqiptarja është zhdukur në Hania të Kretës.

NJOFTIMI PËR ZHDUKJEN E SHQIPTARES:

Të dashur bashkëatdhetarë, kërkohet ndihma dhe kontributi juaj. Një bashkëatdhetare jonë është zhdukur pa lënë gjurmë në Hania të Kretës. Për këtë zhdukje autoritetet greke japin alarmin. Zonja Esmeralda Sira, 35 vjeçe, është 1.75 m e gjatë, peshon 55 kg, ka flokë të zeza dhe sy kafe. Ajo kishte veshur një xhaketë të zezë dhe çizme të zeza.

Kushdo që ka ndonjë informacion, ju lutemi të kontaktojë me telefon me “Buzëqeshja e Fëmijës” 1160000 në 24 orë, si dhe në “Linjën Kombëtare për të rriturit e zhdukur – 1017”, në të gjitha Komisariatet e Policisë me numër telefoni 100, si dhe përmes aplikacionit Missing Alert është një informacion i drejtpërdrejtë për zhdukjen e saj, shkruan gazetari Shpëtim Zinxhiria.

@tn.lajmelokale
@tetovanews