Ballina Aktualitet Digjen kontenjerat në Tetovë, reagon Kasami: Akt i tmerrshëm!

Digjen kontenjerat në Tetovë, reagon Kasami: Akt i tmerrshëm!

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka dënuar ashpër djegien e mbeturinave në qytetin e Tetovës, duke shkruar se hapërisa publike është e të gjithë qytetarëve dhe të gjithë duhet të kujdesen për të.

“Akt i tmerrshëm djegia e mbeturinave, hapësira publike është e të gjithëve dhe të gjithë duhet të kujdesemi si për shtëpinë tonë. Këto skena nuk i shërbëjnë qytetit tonë, kjo nuk është qytetaria jonë. Kërkojmë nga policia që të hetohet rasti, dhe personat përgjegjës të marrin dënimin e merituar!” ka shkruar Kasami përmes profilit të tij në Facebook.

@tn.lajmelokale
@tetovanews