Ballina Aktualitet Ditë e madhe për Komunën e Zhelinës, Sejdiu vjen me një lajm...

Ditë e madhe për Komunën e Zhelinës, Sejdiu vjen me një lajm shumë të rëndësishëm

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu ka publikuar para disa minutash një lajm dhe thotë se sot shënojmë një ditë të madhe për banorët e kësaj komune. Se për çka bëhet fjalë lexoni statusin e plotë në faqen e tij zyrtare në facebook:

Të nderuar bashkëqytetarë,

Sot, kemi nderin që të japim një lajm tjetër shumë të rëndësishëm për të gjithë, pra zgjidhjen e problemit me mbeturinat.

Një problem shumë i vjetër e që kërkonte zgjidhje afatgjate, u përmbyll me sukses.

Pas një procesi të gjatë dhe me punë intensive sot shënojmë një ditë të madhe për Komunën e Zhelinës, sepse nga sot e tutje komuna jonë do të jetë e pastër dhe pa deponi ilegale. Ju bëjmë me dije qytetarëve në përgjithësi e sidomos banorëve të fsh.Dëbërcë se nga sot, fshati juaj nuk do jetë më stacion deponie.

Kjo problematikë ka qenë e trashëguar dhe shumë e ndjeshme për qytetarët tanë, dhe si e tillë nuk ka qenë e lehtë të menaxhohet, por falë angazhimit dhe insistimit tonë permanent, arritëm që kësaj problematike t’i japim fund.

Marrëveshja me operatorin e ri do të jetë për 20 vitet e ardhshme, dhe me këtë konaiderojmë se kemi arritur që qytetarëve tanë t’ju sigurojmë ambient të pastër, duke menaxhuar me mbeturinat e ekonomive familjare në mënyrën më të mirë të mundëshme.

Kjo Marrëveshje ka qenë e bazuar në një studim fisibiliteti, dhe si e tillë u është propozuar këshilltarëve të komunës së Zhelinës, për të cilën gjë edhe i falenderoj për vetëdijen që përkrahën këtë iniciativë në seancën paraprake.

Nga sot, edhe zyrtarisht mbeturinat e amvisërive dhe afarizmit do të grumbullohen, transportohen dhe deponohen në lokacionin e siguruar nga kompania dhe lajmi i mirë është që ky lokacion është jashtë territorit të komunës së Zhelinës.

Gjithashtu, në çdo vendbanim do të ketë pika të caktuara ku do të vendosen kontonjer special për grumbullimin e plastikës dhe mbetjeve elektronike në veçanti.

Kompania do të ketë dy pikë-pagesa edhe atë një në Zhelinë dhe një tjetër në Grupçin.

Me këtë ne realizojmë premtin e dhënë që banorëve të komunës se Zhelinës të ju siguriojmë ambient të pastër, pa deponi dhe menaxhim adekuat të mbeturinave sipas standardeve evropjane.

@tn.lajmelokale
@tetovanews