Ballina Kronika Tetovë – Përplas me makinë 17-vjeçarin nga Brodeci dhe ia mbath nga...

Tetovë – Përplas me makinë 17-vjeçarin nga Brodeci dhe ia mbath nga vendi i aksidentit

Shoferi në Tetovë ka përplasur një 17-vjeçar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pardje, rreth orës 14.35 është raportuar se në Rrugën “Blagoja Toska”, ka ndodhur një aksident automobilistik ku një makinë ka goditur 17-vjeçarin me inicialet E. D. nga fshati Brodec i Tetovës, pas së cilës shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Djali është transferuar në Qendrën Klinike në Tetovë, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore është liruar për tretman shtëpiak.

Policia po punon për zbardhjen e rastit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews