Ballina Kronika Tre shkupjanë thyen inventarin e kafenesë, kërkuan shërbim në 2 të natës...

Tre shkupjanë thyen inventarin e kafenesë, kërkuan shërbim në 2 të natës pasi lokali ishte mbyllur

Më datë 23.01.2022, në ora 02.15 të natës është raportuar se në një lokal në vendbanimin Aerodrom, Shkup, personat me inicialet D.M. (37), I.M. (32) dhe C.B. (51), të gjithë nga Shkupi, kanë prishur rendin dhe qetësinë publike duke thyer inventarin, pasi kanë kërkuar që t’i shërbejnë dhe u është thënë se lokali nuk punon.

Pas zbardhjes së plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse.

@tn.lajmelokale
@tetovanews