Ballina Kronika Arrestohen dy persona nga fshatrat e Shkupit, abuzuan me një minorene nga...

Arrestohen dy persona nga fshatrat e Shkupit, abuzuan me një minorene nga Tetova

Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Gjorçe Petrovit më 1 shkurt kanë arrestuar 18-vjeçarin me inicialet M.K. nga fshati Rashçe i Komunës së Sarajit, i dyshuar dhe kallëzuar penalisht së bashku me personin me inicialet A.D. (54 vjeç) nga Haraçina e Shkupit. Ata akuzohen se më datë 29.01.2022, në disa vende në Tetovë kanë kryer marrëdhënie  s e k s u a l e me një të mitur nga Tetova.

Të akuzuarit janë dërguar në Burgun e Shkupit për t’i mbajtur nga 30 ditë paraburgim të caktuara nga gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Tetovë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews