Ballina Kronika Bllokohet BMW-ja e zezë, arrestohet shqiptari e italiani, “zbrazën” biznese e shtëpi

Bllokohet BMW-ja e zezë, arrestohet shqiptari e italiani, “zbrazën” biznese e shtëpi

Policia italiane ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Enea Gjyra dhe 45-vjeçari italian, Denis Pivetta, të cilët vidhinin banesa dhe biznese.

Të dy lëviznin me një BMË të zezë dhe pikasnin momentet kur familjarët e banesave të ndryshme nuk ndodheshin në to, për ta shfrytëzuar më pas këtë moment për të vjedhur gjithçka që gjenin.

Objektivi kryesor i grabitjeve të tyre kanë qenë dyqane, apartamente e banesa dhe se që prej muajit gusht të vitit të kaluar deri më tani ata kishin vjedhur rreth 80.000 euro, ndërsa kishin dëmtuar dhe shumë banesa

Në shtëpinë e shqiptarit policia ka gjetur dhe drogë. Në pranga, si bashkëpunëtor ka rënë edhe një shqiptar tjetër, 29 vjeçarin Aledon Qarku, si dhe 34-vjeçaren ukrainase Tetiana Mishchenko, të cilët u kapën po ashtu me lëndë narkotike të llojit marijuanë./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews