Ballina Teknologji Anonymous hakon televizionet ruse dhe shfaq pamjet e luftës në Ukrainë midis...

Anonymous hakon televizionet ruse dhe shfaq pamjet e luftës në Ukrainë midis Moskës (VIDEO)

Grupi i hakerëve ndërkombëtarë, Anonymous, ka arritur të depërtojë tek qindra transmetues rusë dhe u ka shfaqur sot gjatë ditës pamje të gjendjes së luftës në Ukrainë.

Kolektivi i hakerave Anonymous sot ka hakuar shërbimet ruse të transmetimit Wink dhe Ivi dhe kanalet televizive drejtpërdrejt Russia 24, Channel One, Moscoë 24 për të transmetuar pamjet e luftës nga Ukraina.

Rusia u ka shpallur luftë mediave të lira dhe transmetimi i lajmeve të luftës ka qenë jashtëzakonisht i vështirë në Rusi ose propagandues. Rusia ka kaluar një ligj që ndalon lajmet e “rreme” dhe kështu shumë media kanë mbyllur selitë e tyre.

Mirëpo sot qytetarët rusë panë për së afërmi pamjet nga lufta. /Gazeta Express/

@tn.lajmelokale
@tetovanews