Ballina Argëtim Showbiz Miss Ukraina: Është e vështirë të largohesh nga vendi, rrugët janë të...

Miss Ukraina: Është e vështirë të largohesh nga vendi, rrugët janë të mbushura me ushtarë rusë! Nuk i intereson kush je, të vrasin

Miss Ukraina, Iryna Voloshyna ka folur për situatën në Ukrainë pas pushtimir rus. Ajo deklaroi se nuk do të largohet nga vendi, pavarësisht se vijon lufta.

Voloshyna në “Shqipëria Live” tha se në pjesën lindore situata është e vështirë sepse njerëzit nuk duhet të dalin nga shtëpia dhe nuk i ndihmojnë dot as vullnetarët për t’i furnizuar me ushqime. Arsyeja është se forcat ruse po sulmojnë civilët ndaj janë të frikësuar se sa të dalin jashtë do të vriten.

“Jo nuk mund të largohemi, thjesht kemi disa bunkerë poshtë shtëpisë. U largova nga Kievi por kam shumë miq në Chernihiv. Jam në pjesën perëndimore të Ukrainës. Nuk jam me familjen time tani sepse nëna ime është mjeke dhe duhet të qëndronte në qytet.

Njerëzit në pjesën lindore nuk duhet të dalin nga shtëpia, kështu që duhet të qëndrojnë brenda pa ushqime dhe as vullnetarët nuk mund t’i japin ushqim atyre. Ne kemi disa vullnetarë që i ndihmojnë njerëzit, kemi plot ndihmë humanitare, kushdo që ka nevojë për ndihmë, e merr por nuk është e lehtë as për tu larguar.

Është e vështirë për tu larguar sepse rrugët janë të mbushura me ushtarë rusë, është luftë e vërtetë në Ukrainë. Janë duke vrarë civilë, nuk i intereson se kush je, do të vrasin. Miqtë e mi që u larguan nga Ukraina qëndruan 30-50 orë në kufi. Unë vendosa të qëndroj këtu se kam lindur këtu dhe kam për të vdekur këtu. Jam krenare që jam ukrainase”, tha Iryna Voloshyna.

Artikulli paraprakThirrja me lot në sy e gazetares ukrainase ndaj Johnson: NATO ka frikë, po na vrasin (VIDEO)
Artikulli tjetërPikëpyetja: Përse Ukraina nuk e sulmon autokolonën 64 km të Rusisë, që po marshon e qetë drejt Kievit?