Ballina Shëndeti Sallata jeshille, vlerat ushqyese dhe sëmundjet që lufton.Ja pse duhet ta konsumoni...

Sallata jeshille, vlerat ushqyese dhe sëmundjet që lufton.Ja pse duhet ta konsumoni çdo ditë…

Sallata jeshile është një produkt mjaft i shëndetshëm dhe me çmim shumë të arsyeshëm. Ajo përmban 90% ujë. Fletët me ngjyrë të errët janë të pasura me folate dhe përmbajnë mjaft betakarotine, vitamine C dhe kalium.

Sallata jeshile ka vlerë të ulët kalorike, rreth 13 kalori në 100 g. Është e dobishme për tretje si dhe për punën e mëlçisë. Kombinohet shumë mirë me të gjitha llojet e ushqimit, sidomos me mish dhe me peshk. Ajo rritet si perime gjethore dhe është një nga bimët më shumë delikate e sallatave në këtë botë. Konsiderohet si mbretëreshë e bimëve sallata.

Është bimë e moderuar njëvjeçare apo dyvjeçare nga familja e klasës së lartë Asteraceae. Ka gjashtë lloje të ndryshme të sallates së gjelbër dhe të gjitha përdoren për të krijuar sallata. Duke qenë se ka vlera të larta ushqyese, sallata e gjelbër ju ofron përdoruesve shume përfitime shëndetësore.

Vlerat ushqyese
Sallata e gjelbër është burim i mirë i klorofilit dhe vitaminës K. Sallata e gjelbër është masive, me vlerë të ulët ushqimi, por të lartë shëndetësore. Është e pasur me kripëra minerale, me elemente alkaline që dominojnë në masë të madhe. Kështu që ndihmon për ta mbajtur gjakun të pastër, mendjen vigjilente dhe trupin në shëndet të mirë. Gjethi i lëshuar i sallatës konsiderohet ushqimi më i mirë. Ka avantazhin e të qenit më shumë i ekspozuar ndaj diellit, duke siguruar kështu një furnizim më të pasur të vitaminave se sa koka e sallatës në të cilën gjethet janë të mbyllura.

Është e pasur me luteinë dhe beta-karoten. Sallata e gjelbër me gjethe po ashtu furnizon me vitaminat C dhe K, kalcium, fibra, folate dhe hekur. Vitaminës K i jepen meritat që ndihmon tek mpiksjet e gjakut. Sallata e gjelbër po ashtu përfshin nutrientët tjerë si vitaminat A dhe B6, acidin folik, lykopenen, kaliumin dhe zeaxanthinën. Sallata e gjelbër përmban alkaloide të cilat janë përgjegjëse për efektet e saj terapeutike.

Edhe pse të gjithë varietet e sallatës së gjelber kanë pak kalori, çdo varietet ka përmbajtje të ndryshme ushqyese. Një lloj paraqet një burim të mire të kolibës, tjetra është më e dendur me vlera ushqyese nga të gjithe varietet e sallates e gjelbër dhe është burim i shkëlqyeshëm i vitaminave A, B1, B2 dhe C, acidit folik, manganit dhe kromit. Sallatat e kuqe e marrin ngjyrën nga pigmentet e quajtura Anthocyanine. Këto pigmente veprojnë si antioksidante, duke eliminuar radikalet e lira që shkatërrojnë qelizat.

Përfitimet shëndetësore
Parandalon kancerin: Sipas American Cancer Institute dhe American Cancer Society, ushqimet e pasura me vitamina A dhe C mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Dhe sallata, duke përmbajtur këto dy vitamina me bollëk, sigurisht që mund të merret si ushqim antikancerogjen.

Lufton pagjumësinë nervoze: Besohet që konsumimi i sallatës e gjelbër mund t’ju ndihmojë për të ndalur pagjumësinë nervoze, pasi që përmban substancën që nxit gjumin të quajtur Lactucarium (ose “Opiumi i sallatës”).Është substancë e butë me efekt narkotik që është e pranishme në të gjitha llojet e sallatës së gjelbër.

Qetëson dëshirën seksuale: Hulumtuesit në University of California kanë demonstruar në një varg eksperimentesh që derisa sallata e gjelbër ka efekt qetësues ne nevojat seksuale, ka pasur një efekt cudibërës të fortë kompensues në formën e një rritje të shkalles së fertilitetit.

Shtatzenia dhe ushqyerja me gji: Acidi folik i pranishëm në sallatën e gjelbër ndihmon të parandalohet anemia megaloblastike gjatë shtatzënisë. Është dëshmuar në shumë eksperimente me sallatë të gjelbër se nënat të cilat kishin konsumuar rregullisht sallatë të gjelber nuk kishin anemi ushqyese. Besohet se ka ndikim të madh në sekretimin e hormonit të progjesteronit.


Ngrënia e sallatës së gjelbër me spinaq, shparg, bizele dhe lulelakër rrit acidin folik apo përmbajtjen e vitaminës B në ushqim. Është vlerësuar se rreth 300 deri 500 mcg e kësaj vitamine kërkohet në ditë gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë. Mungesa e kësaj vitamine shkakton anemi megaloblastike.

Sëmundjet që shëron sallata 

Mëlcia
Sallata e gjelbër besohet që kontribuon përshendetin më të mirë të mëlcisë

Mbipesha
Sallata e gjelbër është shumë e mirë për ata që janë në dietë, sepse ka shumë pak kalori, mesatarisht vetëm 10-50 për çdo vakt

Zemra
Sallata e gjelbër është përplot me beta-karoten i cili është një luftetar i njohur i sëmundjeve të tilla si katarakti, sëmundja e zemrës, sulmi në tru dhe kanceri

Rigjeneron indet
Sallata e gjelbër është e pasur me magnez. Ky element ka një rol të rëndësishëm në rigjenerimin e indeve, nervave, trurit dhe muskujve

Dhimbja e kokës
Lëngu i sallatës së gjelbër, kur përzihet me vajin e trendafilit dhe aplikohet në ballë, mund të ndihmojë të lehtesohet dhimbja e kokës dhe madje mund të sigurojë gjumë të shëndoshë dhe të qetë

Shtatzënia
Sallata e gjelber e pasur me acid folik, ndihmon në parandalimin e defekteve të lindjes si ato nervore në fazat fillestare të shtatzënisë. Po ashtu parandalon anemine.

Tretja
Sallata jeshile është një luftëtare e mirë e kapsllëkut. Është përplot me fibra dietike që i ndihmojnë zorrët të lëvizin më lirshëm. Po ashtu ndihmon tretjen.

Sallata jeshile është një nga produktet që konsumohet më shpesh në tryezat tona, shpesh pa i njohur mirë vlerat ushqyese të saj në organizëm. Ajo është e përbërë nga një sasi e lartë uji, vitamine A, vitamine C, vitamine B6, vitamine K, betakarroteni, si dhe nga një sërë mineralesh. Ndërkohë, të listuara më poshtë, do të mund të lexoni se pse na ndihmon sallata jeshile në organizëm.

Lufton pagjumësinë. Mendohet se konsumi i sallatës jeshile ndihmon në reduktimin e pagjumësisë, në sajë të një përbërësi të njohur si “opiati i sallatës”, i cili mban emrin Lactocarium dhe ka efekt të butë në shmangien e pagjumësisë.

Parandalon aneminë. Sallata jeshile përmban acid folik dhe vitaminë B12, dy elementet që së bashku me hekurin ndihmojnë në eritropoezë, pra në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Në momentin që konsumoni sallatë, ju merrni sasi të larta të këtyre dy elementëve, të cilët së bashku me sasinë e hekurit që merrni prej produkteve të tjera ushqimore, ndihmojnë në parandalimin e anemisë. Është parë si një kurë tepër efektive, sidomos tek nënat shtatzënë në tremujorin e fundit të shtatzënisë, kur është dhe më e shpeshtë anemia megaloblastike.

Parandalon kancerin. Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit thuhet se gjithë ushqimet që kanë përmbajtje të lartë të vitaminës A dhe vitaminës C, ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Duke qenë se sallata jeshile i përmban të dyja këto vitamina, mendohet të jetë edhe ajo një parandaluese e sëmundjeve neoplazike.

Përmbajtja e lartë në vitaminë K. Vitamina K sigurohet prej ushqimeve, ose prej prodhimit nga bakteret në zorrë. Ndër ushqimet me përmbajtje të konsiderueshme të saj, futet edhe vitamina K. Vitamina K ndihmon në prodhimin e shumë faktorëve të koagulimit në mëlçi dhe pa praninë e saj, nuk do të mund të prodhoheshin faktorët e koagulimit dhe nuk do të mund të realizohej ky proces jetik për jetën e secilit nga je. Ndaj, sallata jeshile themi se na ndihmon edhe në këtë aspekt, duke qenë se përmban edhe vitaminë K.

10 përfitime të sallatës, për një shëndet më të mirë

Sallata është quajtur “ushqimi perfekt për humbjen në peshë” dhe “ushqimi i lepurit”, por është më tepër se kaq. Me përfitime të mahnitshme shërimi dhe përbërja e kalorive me 20% proteinë, për këtë mund të quhet “ushqimi i gorillës”. Zbuloni të gjitha përfitimet nga konsumimi i sallatës që të jep fuqi.

Sugjerim: Zgjidhni sallatën në formë të gjatë se atë të rrumbullakët. Pasi sallata Romaine ka vlera të larta ushqyese në kategorinë e sallatave. Ndërsa sallata iceberg më pak vlera ushqyese.

Sallata romaine VS Sallata iceberg

Vlerat ushqyese të sallatës Romaine:
Më pak sheqerna dhe natrium

Dyfishin e proteinave
Dyfishin e kalciumit
Trefishin e vitaminës K

Katërfishin e hekurit
8 herë më shumë vitaminë C
17 herë vitaminë A (Të dhënat ushqyese marra nga USDA SR -21)

Rregulli i përgjithshëm është: ‘Zgjidhni ushqime me ngjyrë të kuqe, jeshile dhe ngjyrë të errët, sesa ushqimet të bardha. Sallata jeshile dhe e kuqe ka më shumë vlera ushqyese sesa sallata iceberg .

10 përfitime shëndetësore

Përmban pak kalori
Në 1 kupë me sallatë të copëtuar gjenden vetëm 12 kalori. Prandaj është e mirë për të humbur peshë.

Ndihmon në humbjen e peshës
Sallata përmban fibër dhe celuloze. Jo vetëm të ngop, po fibra të ndihmon dhe në tretje. Përmirësimi i tretjes mbase nuk është e njëjtë si të humbasësh peshë, por është esenciale për kontrollin afatgjatë të peshës.

Fibra ndihmon dhe në heqjen e kripërave bilare nga trupi. Kur trupi zëvendëson kripërat, parandalon rritjen e niveleve të kolesterolit. Prandaj sallata është e mirë për zemrën.

E shëndetshme për shëndetin e zemrës
Vitamina C e sallatës dhe beta-karoten punojnë së bashku për të parandaluar oksidimin e kolesterolit. Kjo parandalon ndërtimin e pllakës.

Acidet yndyrore Omega 3
Sallata Romaine (me fletë të gjata) ka një raport 2 me 1, pra nga omega 3 në omega 6. Pra, një raport shumë të mirë.

Përmbajtja e yndyrës në sallata nuk është e konsiderueshme vetëm nëse hani shumë. Megjithatë, konsumimi i sallatës është i rekomandueshëm.

E pasur në proteina
Kaloritë e sallatës romane përmbajnë 20% proteinë. Si të gjitha ushqimet, proteina është e kompletuar por ajo mund të rris përmbajtën e saj duke kombinuar me proteina të balancuara.

Ndihmon me pagjumësinë
Lëngu i bardhë që shikoni kur prisni apo ndani gjethet e sallatës quhet lactuarium. Ajo ka efekt relaksues dhe përgjumje të ngjashme me opiumin, por pa efekte të forta anësore. Konsumoni disa gjethe të sallatës ose bëni lëng sallate para se të flini.

Sallata ndihmon në prodhimin e alkalinës
Vlerat ushqyese që përmban sallata ndihmojnë në largimin e toksinave dhe mbajtjes në balancë të acidit. Në momentin që kemi një nivel të balancuar, ekzistojnë një sërë përfitimesh, përfshirë këtu më shumë energji, mendim më të qartë dhe një lëkurë të re.

Indeks i ulët i glicemisë
Sallata ka një indeks mesatar të glicemisë prej 15, por për shkak se ajo ka kaq pak kalori, ngarkesa glicemike konsiderohet zero. Ushqimet me indeks të ulët të glicemisë janë të rekomandueshme për të gjithë ata që për arsye shëndetësore duhet të kenë nën kontroll sheqernat në gjak ose që kujdesen për peshën.

Sigurisht, sallata nuk përmban sheqer të bardhë ose të rafinuar dhe çdo problem që vjen me to.

Ushqime përgjatë gjithë jetës
Sallatat konsumohen të papërpunuara, duke na ofruar shumë lëndë ushqyese që nuk gjenden në asnjë ushqim të gatuar apo të përpunuar. Konsumimi i ushqimeve të papërpunuara shton energji vitale të panjohura nga shkenca.

Në fakt, sallatat janë një nga të paktat ushqime që mund të gjenden organike dhe të lara dhe të gatshme për t’u konsumuar.

Sallata është shumë e shijshme.
Ndonëse sallata jeshile ka pak kalori, shumë prej tyre kanë një shije të ëmbël. Që të përfitoni të gjithë të mirat që përmban ushqimi nuk duhet ta hani vetëm sepse thoni që ju bën mirë por edhe pse e ndjeni që ju bën mirë. Nëse ju pëlqen me shije të hidhur, atëherë mund të zgjidhni opsione të hidhur të sallatave./ Shendeti.com.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews