Ballina Shëndeti Krijohen domate të modifikuara gjenetikisht për të rritur nivelet e vitaminës D

Krijohen domate të modifikuara gjenetikisht për të rritur nivelet e vitaminës D

Shkencëtarët kanë krijuar domate të modifikuara gjenetikisht për të rritur nivelet e vitaminës D. Studimi i tyre tregoi se është e mundur që domatet të modifikohen gjenetikisht për t’i bërë një burim të ri të vitaminës D, e cila do të ketë efekte të rëndësishme pozitive në shëndetin publik.

Shumë njerëz kanë mungesë të kësaj vitamine jetike për trupin. Mungesa e kësaj vitamine crrit rrezikun e sëmundjeve të ndryshme si osteoporoza, kanceri, demenca dhe sëmundja e Parkinsonit. Edhe pse krijohet në trupin pas ekspozimit ndaj dritës së diellit, burimi kryesor i kësaj vitamine është ushqimi.

Studiues nga vende të ndryshme modifikuan një gjen domate që kodon një enzimë. Në këtë mënyrë ata bllokuan veprimin e enzimës, e cila normalisht e shndërron këtë vitaminë në kolesterol. Kështu, provitamina D3 tani grumbullohet në vetë domatet dhe në gjethet e tyre, pa ndikuar në rritjen e bimës dhe produktivitetin e saj.

Sasia e provitaminës D3 në një domate të vetme, nëse shndërrohet në vitaminë D3, është e barabartë me sasinë e kësaj vitamine të pranishme në dy vezë të mesme. Studiuesit vlerësojnë se konsumimi i këtyre domateve të modifikuara – qoftë të plota ose në formën e lëngut të domates – do të jetë në gjendje të plotësojë nevojat ditore për vitaminë D3 si tek fëmijët ashtu edhe tek të moshuarit (përkatësisht 15 dhe 20 mikrogramë).

Shkencëtarët planifikojnë gjithashtu të bëjnë kërkime të mëtejshme për të rritur nivelet e vitaminës D në bimë të tjera, të tilla si patatet, përmes modifikimit gjenetik. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews