Ballina Shëndeti Si të shpëtoni nga dhimbja e mesit

Si të shpëtoni nga dhimbja e mesit

Nervi shiatik haset më tepër tek të rinjtë që punojnë në profesione që kërkojnë ngritje peshash, të tilla si ndërtim, ngarkim-shkarkim, por dhe ata që bëjnë ecje të gjata në këmbë apo qëndrojnë në këmbë për një kohë të gjatë. Kohët e fundit është vënë re një tendencë në rritje e rasteve te personat, që qëndrojnë për një kohë të gjatë në një pozicion të palëvizur, siç mund të jetë përpara kompjuterit, timonit, makinës qepëse me orë të tëra. Nga nervi shiatik, preken më tepër meshkujt, megjithatë është rritur dhe numri i femrave, kryesisht amvisat që bëjnë punë në ambientet e shtëpisë me ngritje peshash.

Ky nerv mund të shkaktojë dhimbje të padurueshme, që zakonisht shtrihen nga brinjët në zonën nën gjunjë. Simptoma të tjera të zakonshme që shfaqen përfshijnë siklet për t’u ulur, këmbët e rënda, ndjesi shpimi, etj.

Përpos metodave mjekësore, kjo sëmundje mund të trajtohet në shtëpi.

Metoda që nuk zgjat më shumë se 10 minuta, mund të ndihmojë të gjithë ata që vu ajnë nga kjo sëmundje.

Ndiqni këto udhëzime:

Vendosni ujë në një enë të thellë.

Uji duhet të jetë në temperaturë të durueshme.

Shtoni një grusht kripë dhe gjysmë litre uthull molle.

Përzieni mirë.

Vendosni këmbët në këtë enë dhe mbajini aty për 10 minuta.

Pasi të keni mbaruar fshini këmbët dhe shkoni të flini.

Kur të ngriheni sigurohuni që të vishni pantofla, në mënyrë që të ruani nxehtësinë e këmbëve.

Shumë shpejt do të vereni se dhimbja do të fillojë të largohet.

@tn.lajmelokale
@tetovanews