Ballina Shëndeti Amerika shkruan historinë, shkencëtarët transplantojnë veshin e parë 3D

Amerika shkruan historinë, shkencëtarët transplantojnë veshin e parë 3D

Një ekip mjekësh amerikanë njoftuan sot se për herë të parë transplantuan një vesh njeriu, i cili u krijua nga qelizat e vetë pacientit me ndihmën e një printeri 3D , një teknikë që në të ardhmen mund të ndihmojë njerëzit e lindur me deformime.

Operacioni u krye si pjesë e një provë klinike, qëllimi i të cilës është të përcaktojë sigurinë dhe efektivitetin e këtij implanti për personat që vuajnë nga deformimet fizike.

Implanti AuriNovo u zhvillua nga 3DBio Therapeutics. Operacioni u krye nga Arturo Bonila, themeluesi i një instituti të specializuar në trajtimin e këtij deformimi, në San Antonio, Teksas .

“Si një mjek që ka ndihmuar mijëra fëmijë me aftësi të kufizuara në të gjithë vendin dhe në mbarë botën, unë u emocionova nga kjo teknologji dhe çfarë mund të thotë për pacientët dhe familjet e tyre,” tha kirurgu në një deklaratë.

Specialistët fillimisht krijojnë një “shabllon” të veshit tjetër të pacientit dhe më pas mbledhin qeliza nga kërci. Këto qeliza kultivohen në laborator derisa të prodhohet një sasi e mjaftueshme që të përzihet me hidrogel kolagjeni. Kjo përzierje përdoret për të printuar implantin 3D./abcnews.al/

Artikulli paraprakTetovë – Arrestohet 37-vjeçari nga Gostivari, ja arsyeja!
Artikulli tjetërNëse doni t’iu shtohet pasuria, mësoni çfarë duhet të bëni