Ballina Kronika Kallëzim penal ndaj 30 vjeçarit nga Tetova për zjarrvënie në një automjet...

Kallëzim penal ndaj 30 vjeçarit nga Tetova për zjarrvënie në një automjet të parkuar

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë, ka ngritur kallëzim penal kundër personit me inciale O.M (30 vjeçar) nga fshati Xhepçisht i Tetovës.

Shkaku i kallëzimit penal është se ekziston një bazë e dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Më datë 24 prill 2020, në Drenovec të Tetovës, i dyshuari, me përdorim e një lënde djegëse ka shkaktuar zjarr në automjetin e parkuar të udhëtarëve të tipit “BMW”, në pronësi të personit me inciale A.J. nga Tetova”, thonë nga MPB.

Rasti do të ndjek procedurat tjera ligjore.

@tn.lajmelokale
@tetovanews