Ballina Shëndeti Çfarë duhet të hani kur ndiheni të lodhur

Çfarë duhet të hani kur ndiheni të lodhur

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Dekstroza ose glukoza ofron mundësi për largimin e lodhjes ditore, iu mundëson sheqer të mjaftueshëm që e rrit sasinë e energjisë dhe ndihmon në koncentrim, por shkencëtaret kanë ardhur në përfundim se të njëjtin efekt e ka edhe banania.

Shkencëtarët thonë se edhe një sasi e vogël e glukozës në organizëm është e dëmshme dhe se çdo sasi e tepruar shndërrohet në masë yndyrore.

Daniela Krell nga një organizatë gjermane “Verbraucherzentrale Bayern”, këshillon marrjen e energjisë së mjaftueshme më një banane.

“Bananja përmban edhe hidrate që e mundësojnë më gjatë të mbajë energjinë dhe gjithashtu është e pasur me vitamina dhe minerale”, ka shtuar Krell.

Për largimin e lodhjes preferohet edhe të konsumohet nje drekë e shëndetshme, disa lloje te bukës me fara integrale dhe një përbërje homogjene nga pemët e ndryshme.