Ballina Kronika Shpërndante të “bardhë” në lokalet e natës në Mykonos, arrestohet e bija...

Shpërndante të “bardhë” në lokalet e natës në Mykonos, arrestohet e bija e politikanit maqedonas

Autoritetet greke kanë çmontuar një kartel kokaine nga Maqedonia e Veriut, e për pasojë ka rënë në prangat e policisë helene e bija e një politikani maqedonas.

Sipas medieve greke vajza e politikanit maqedonas akuzo9het për pjesëmarrje në organizatën kriminale.

Detyra e saj në grupin kriminal ishte shpërndarja e kokainës në lokalet e natës në ishullin luksoz të Greqisë, Mykonos.

Mësohet se 21-vjeçarja me origjinë nga Maqedonia e Veriut është personazh i njohur në rrjete sociale, pasi ajo është influencuese në Instagram.

Bashkë me 21-vjeçaren në pranga ka rënë dhe një 34-vjeçar maqedonas , koka e kartelit të drogës dhe një 34-vjeçar dj i njohur në Shkup.

Sipas dosjes, policia greke kishte kohë që po vëzhgonte bandën e kokainës dhe rezulton se grupi nga Shkupi kishte role të dallueshme.

Në hetimet që kryen u gjetën dhe sekuestruan 437 tableta droge XTC, 220,3 gram kokainë, 270,9 gram metamfetamin, 159,4 gram kanabis, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin e kontakteve të tyre.

DJ libanez, 36-vjeçari që ishte klient i kartelit të kokainës nga Shkupit posedonte 3.7 gramë kokainë dhe kur është marrë në pyetje nga policia ka zbuluar skemën si funksiononte grupi duke i “shitur” ata./abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews