Ballina Aktualitet Akuzë e re ndaj Muhamed Zeqirit

Akuzë e re ndaj Muhamed Zeqirit

Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, ka marrë 30 ditë arrest shtëpiak dhe ndaj tij është hapur një hetim i ri për keqpërdorim. Gjykata i’a ka vazhduar paraburgimin duke marrë parasysh gjendjen e tij shëndetësore, por Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar në propozimin e saj ka deklaruar se Zeqiri dyshohet se ka kryer dhe një vepër tjetër penale.

Bëhet fjalë për dyshimin se është kryer keqpërdorim i pozitës zyrtare. Prokuroria për Krim të Organizuar ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit në hetim. Për këtë arsye është i nevojshme zgjerimi i hetimeve për atë ngjarje penalo-juridike, si dhe thirrja e të dyshuarit për ta pyetur për rrethanat e reja, bazuar në vendimin e Gjykatës së Apelit i cili citon kërkesën e prokurorisë./KlanMacedonia/

Artikulli paraprakLavrov: Rusia e gatshme të negociojë me Ukrainën dhe Turqinë për eksportin e grurit
Artikulli tjetër20-vjeçari shqiptar humbet jetën nga i nxehti në Itali