Ballina Aktualitet U vetëhodh nga pallati, ndërron jetë analisti Kastriot Myftaraj. Pamjet nga vendngjarja...

U vetëhodh nga pallati, ndërron jetë analisti Kastriot Myftaraj. Pamjet nga vendngjarja (VIDEO)

Ndërron jetë analisti Kastriot Myftaraj.

Ky i fundit dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Myftaraj, 60 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews